Siç ka njoftuar policia ngjarja ka ndodhur dje pas një incidenti në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.
“Më datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Mirëpo, lajmin për vdekjen e imamit e kanë publikuar edhe në rrjete sociale.
“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga farefisi i Blakajt.
Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.
Kujtojmë, se është bërë e ditur se para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar.