6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendim për “Komandant Talibanin”

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Metin Islami, 38-vjeç, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 394 (a) dhe 396 të KPR të Maqedonisë Veriore.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit, Islami, i njohur edhe si “Komandant Talibani” i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë) ditësh, transmeton Indeksonline.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit, sepse po të gjendej i kërkuari Metin Islami në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti kërkohet nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 394 (a) dhe 396 të KPR të Maqedonisë Veriore. Po ashtu Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par. 1 nënpar. 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK, sepse po të gjendej i kërkuari në liri të plotë do të arratiset dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

“Komandant Talibani” u arrestua këtë javë nga hetuesit policorë të rajonit te Pejës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Prishtinës.

Islami ishte arrestuar më 12 mars 2019 nga njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), por duke pasur një rast ‘mundësim i ikjes për persona të arratisur’ ishte ndaluar nga Gjykata Themelore e Pejës, dega në Istog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img