Një sulm masiv raportohet të ketë ndodhur në Çikgo të Amerikës. Aty janë lënduar gjashtë persona, më mesin e tyre edhe dy fëmijë.
Besohet se dy persona hapën zjarr në një “baby shower” ku ishin duke luajtur rreth 20 fëmijë.
Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare.
Raportet tregojnë se gruaja është në gjendje kritike për jetë, ndërsa dy të rinjtë janë në gjendje të qëndrueshme, por gjendja shëndetësore e personit më të vjetër që u plagos është e panjohur. Policia tha se ende nuk ka të dyshuar lidhur me rastin.