Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, dhe aktorja e njohur Biljana Beliçaneç–Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament.
Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase, të cilat nuk japin detaje të tjera rreth ngjarjes.
Nga ana tjetër, edhe Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.