Advertisement
Nuk është kjo e vetmja masakër, masakra te shumta janë bërë në gjithë Kosovën nga shteti i Serbisë policia, ushtria dhe paramilitarët serb, te udhëhequra nga regjimi i Slobodan Milošević ku kësaj masakre i ka prirë Ljubiša Diković – ish shef i Shtabit të Përgjithshëm gjatë luftës në Kosovës, i cili edhe sot e kësaj dite është i lirë dhe pa fije turpi deklarohet se gjatë asaj kohe ka vepruar komform ligjeve dhe Kushtetutës.
Ku ka ligje e kushtetuta ne botë që thuhet se duhet masakruar, pleq, gra dhe fëmijë, por ky dhe gjeneralët tjerë te ushtrisë serbe janë dhe do te mbesin gjakpirësit e Ballkanit derisa ndaj tyre mos të merren masa për daljen e tyre para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet që të mos ndalen në kërkesën e tyre për ti ndjek kriminelet e vërtet që kanë bërë krime lufte në gjithë Kosovën e jo të lejojnë që me prova te fabrikuara të gjykohen luftëtarët e lirisë, por ta ngritin fuqishëm zërin e së vërtetës, e jo sot ende padrejtësisht te keqtrajtohen nga ndjekjet dhe burgosjet figurat më të ndritura të UÇK-ës ndërsa kriminelët e vërtet te shëtisin lirshëm, gjaku i këtyre të rënëve është vetë liria dhe nuk do të lejojmë të shkelet mbi gjakun e tyre. / Ka shkruar bashkëfshatari i të rënëve Milaim Ahmeti.
Lavdi të gjithë të rënëve!
PostAdss