Ministrit të AKR’së i avullohen 280 mijë euro: Nuk e di se çfarë ka ndodhur

101
Advertisement

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e partisë së Behgjet Pacollit, Fatmir Matoshi ka thënë se ende nuk e ka të qartë se pse përmbaruesit privatë ia morën rreth 280 mijë euro, në emër të shpronësimeve, transmeton Gazeta Metro.

Advertisement

Matoshi ka thënë nuk e di se çfarë ka ndodhur me ato para, ai thotë se ministria që ai po e udhëheq po shikon rreth mundësive se si është bërë kjo, ani pse prej buxhetit të Kosovës janë marrë 280 mijë euro nga përmbaruesit privat.

“Jemi duke e shqyrtuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë shkurt Matoshi duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur.
Sikurse çdo ministër tjetër, Matoshi ka tentuar të i ikë përgjegjësisë duke thënë se fajtor për këtë është Ministria e Financave dhe e Infrastrukturës.

“Kur jemi tek softueri që duhet të lidhen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mjedisit për çështjet e shpronësimeve, fajtor janë pikërisht Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës sepse nuk kanë interes të lidhen”, ka thënë Matoshi për KTV.

PostAdssFotoja e reklamës