2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Për komunitetin RAE 200 pako ushqimore para Bajramit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, sot kanë shpërndarë 200 pako me ndihma ushqimore për familjet nga radhët e komuniteteve ashkalinj, romë dhe egjiptas.

Përmes një komunikate për media MPMS thotë se këto ndihma janë dhënë në prag të festës së Bajramit, transmeton Koha.net.
“Kemi menduar që në prag të kësaj feste të solidarizohemi me këto familje, që sadopak t’ua bëjmë festën më të lumtur dhe të mos ndihen të harruar. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka ndihmuar në prag festash komunitetet RAE edhe në të kaluarën”, ka thënë Qazim Rrahmani, zëvendësministër i MPMS-së.
Rrahmani gjithashtu ka thënë se, “kujdesi dhe vëmendja e MPMS-së në përmirësimin e mirëqenies sociale për komunitetet, në veçanti të familjeve në nevojë, do të jetë preokupim i përhershëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img