Kryeministri Ramush Haradinaj sot me mëngjes do t’i pres dy mysafirë të lartë nga Gjermania.
Janë deputetët nga Bundestagu, Peter Bauer dhe Christian Schmidt ata të cilët do të qëndrojnë në Prishtinë, dhe do të takohen me kryeministrin Haradinaj.
Peter Bauer vjen nga CDU, partia e Kancelares Angela Merkel, kurse Christian Schmidt nga CSU.
Takimi në mes të Haradinajt dhe deputetëve nga Bundestagu pritet të fillojë nga ora 09:00.