0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Derisa të pushojnë arsyet, nuk hiqet taksa ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk do ta heq taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe derisa të reflektojë shteti serb. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri njëherësh bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë Fatmir Limaj.

Ai kërkoi nga përfaqësuesit kosovarë që të flasin me një zë kur është në pyetje shteti fqinj dhe këtë e kërkon edhe platforma e miratuar në Kuvend.

“Përderisa të pushojnë arsyet. Janë qindra arsye që neve na kanë detyruar për të vënë taksë. Duhet të pushojnë arsyet për të hequr taksën. Taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë. Vetëvetiu taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve, kërkesave të Kosovës që ka në raport me Serbinë. Pres që Serbia të reflektojë në këtë drejtim’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës. 

Limaj shtoi se në platformë është futur edhe hetimi i krimeve që Serbia ka bërë në Kosovë.

Respektimi i vendimeve në parlament dhe Kushtetuta e vendit janë bazament për mbrojtjen e interesave të vendit, theksoi Limaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img