1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett: Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin në arritjen e marrëveshjes, durimit të Amerikës mund t’i vijë fundi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk garanton se një përkushtim të tillë do ta kenë në të ardhmen në qoftë se Prishtina dhe Beogradi nuk lëvizin përpara në një afat të shkurtër.

Kosnett, në një intervistë për Radion “Kontakt Plus”, ka thënë se durimi i SHBA-së i ka kufijtë e vet.

“Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Njëra nga gjërat për të cilat iu kemi treguar dy qeverive, në Prishtinë dhe Beograd është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ofrimin e përkrahjes për procesin. Presidenti Trump, siç është e njohur, i ka shkruar presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, për të nënvizuar se Qeveria Amerikane është plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha Kosnett

Ai ka tërhequr vërejtjen se në qoftë se dy qeveritë [e Kosovës dhe Serbisë] nuk lëvizin në një afat të shkurtër dhe thonë “mirë, do të jemi të gatshëm për disa vite”, atëherë nuk mund të garantojë që Washingtoni në të ardhmen do të jetë njësoj i përkushtuar për këtë çështje, siç është tash.

“Ajo që kemi thënë ne, ajo që ka thënë Qeveria Amerikane, është ajo se ne mendojmë që viti 2019 është viti kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. E, që të arrihet deri te marrëveshja në vitin 2019 duhet që të gjithë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shikojmë që kjo zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk dëshiroj që procesin ta ndërlidhi me çfarëdo datash të fiksuara”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan vlerëson se bisedimet për bashkimin e Mitrovicës aktualisht nuk mund të jenë produktive.

“E kuptoj që ka shqetësime. Mendoj që njerëzit duhet të qetësohen, sepse është me rëndësi që të gjithë të sillemi me përgjegjësi. Kur them të gjithë, prapë mendoj te dy qeveritë. I ftoj qeveritë në Prishtinë dhe atë në Beograd, që të mos ndërmarrin veprime, të cilat do komplikonin më shumë gjendjen”, tha Kosnett, duke potencuar se nuk ka njohuri që ka pasur bisedime për bashkimin e Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img