Prodhuesit vendorë thonë se kanë përfituar nga taksa

80
Advertisement

Katër muaj që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kapacitetet prodhuese vendore kanë shënuar rritje dhe rrjedhimisht ka pasur ndikim edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, thonë përfaqësues të kompanive prodhuese dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Advertisement

Për dallim nga disa biznese tregtare por edhe ato që lëndën e parë e kanë siguruar në Serbi, prodhuesit që nuk varen nga tregu serb, besojnë se kanë përfituar nga taksa.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore, fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Arben Tershnjaku, menaxher i kompanisë “Liri” në Prizren e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga vendosja e kësaj takse kjo kompani ka pasur rritje të prodhimit deri në 7 për qind.

“Pas vendosjes së taksës kemi pasur një shtim të mirë të shitjes, është rritur kërkesa për prodhim, kemi pasur edhe punësime të reja. Që nga vendosja e taksës kemi punësuar 40 punëtorë dhe ky trend i rritjes së kapaciteteve prodhuesve dhe shtimi i linjave te reja prodhuese po vazhdon”, thotë Tershnjaku.

PostAdssFotoja e reklamës