4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada e SHBA-ve apel Thaçit: Emëroji menjëherë anëtarët e KQZ-së!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se dështimi i presidentit Hashim Thaçi për të emëruara dhjetë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor lë të kuptohet në publik se edhe ky institucion i pavarur i është nënshtruar ndërhyrjeve politike.

Në një komunikatë lëshuar për media, Ambasada e SHBA-së  kanë kërkuar nga Thaçi që menjëherë të emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale.

Ambasada thekson se si pasojë e kësaj vonese ndër të tjera kanë mbetur pa e marrë detyrën edhe 30 asamblistë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës.

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).  Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës”, thuhet në komunikatë.

Ata kërkojnë nga Thaçi që të nisë procedurat për të kthyer KQZ-në në punë.

“Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike.  E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”, përfundon komunikata.

Lidhur më këto vonesa të Thaçit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, kanë reaguar edhe partitë politike. Më e zëshmja ka qenë Lëvizja Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img