Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 3 presona, vozitësi dhe dy pasagjere femra.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor në QKUK, përcjell prishtinapress.eu
“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK. Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull K/Shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.