‘Der Spiegel’, ngrit figurën e Haradinajt në piedestal, kështu duke kritikuar Bashkimin Europian dhe Mogherinin për dështimin në Kosovë, e po ashtu duke vënë në pah se Kosova me Haradinajn është e gatshme të mbrohet vet nga çdo kush edhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një moment të intervistës, i pyetur nëse politika e tij kundër Serbisë është një hap i lirimit nga mbrojtja e SHBA-ve, Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të mësojë të mbrhet vet.
Kjo është intervista e plotë:
ZJARRVËNIA NË BALLKAN
Njëzet vite pas intervenimit të NATO-s situata mes Serbisë dhe ish provincës së saj vazhdon të jetë e tensionuar. Mini republika vazhdon të jetë një vatër krize.
Komandanti i dikurshëm i rrebelëve në ndërkohë që mban uniformën e burreshtetasit e cila i rrin perfekt: me këpucë me masë, garderobë të errët, mansheta. I rrethuar nga oborrtarë me shikime të frikësuara Ramush Haradinaj pret në Prishtinë në selinë e Qeverisë së Kosovës.
Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Europës. Nën pseudonimin “Smajl” ai ishte udhëheqësi i një pjese të kryengritësve të UÇK-së në kulmin e kryengritjes së shqiptarëve etnikë kundër pushtuesit serb në Kosovë. Sot ai është shef i Qeverisë së shtetit të tij që po kërkon vend në Europë.
Njëzet vite pas bombardimeve të NATO-s me të cilat me 24 Mars të vitit 1999 u arrit tërheqja e dhunshme e forcave të armatosura jugosllave, Kosova vazhdon të jetë fëmiu i brengës në Balllan. Minirepublika e cila nuk i ka as 2 milion banorë me 90 përqind shqiptarë në të edhe sot e kësaj dite nuk njihet nga 80 shtet, mes tyre edhe 5 anëtare të BE-së. Kjo pasiguri po e frenon vendin. Si kombit të vetëm europian kosovarëve bashkë me shtetasit Bellorurisë, u duhet një vizë për të udhëtuar në Zonën e Schengenit. Çdo i treti qytetar është i papunë.
Prej së voni në Ballkan ka filluar një diskutim për të cilin më tash besohej që ka përfunduar rreth shtrirjes së kufinjëve: politikanët kryesorë shqiptarë janë në zënkë për atë nëse Beogradit duhet dhënë pjesën e dominuar serbe të veriut për çmimin e njohjes. Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë disktutuar nën mbikqyrjen e shefes së BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto plane. Të gjitha janë ligësi të rrezikshme: “Tragjeditë në Ballkan kanë patur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”, thotë ai.
Më shumë se 13 000 njerëz kanë vdekur mes Shkurtit 1998 dhe Qershorit 1999. Haradinaj i njeh këto tmerre të luftës së Kosovës. Dy herë ish Komandanti ka qëndruar vet para Tribunalit për Krime të Luftës në Hagë. Bëhej fjalë për krime kundër njerëzimit, mes tjerash vrasje dhe dhunime. Në fund, dy herat u lirua. “Kam bërë atë që ishte e nevojshme”, thotë Haradinaj duke shikuar në atë kohë dhe ngjet sikurse të mos ketë përjetuar asgjë. Gjatë luftës por edhe mëpas e tëra ishte sesi të “mbijetohej në një shoqëri pa ligje”. Edhe sot, në uniformën e burrshtetasit, Haradinaj është një luftëtar. Me taksën prej 100 përqind për prodhimet serbe ai po provon ta nxjerr njohjen e Kosovës nga Qeveria në Beograd- dhe me këtë edhe e po provokon forcën mbrojtëse amerikane kundër tij.
Ambasadorët e Amerikës janë sunduesit e fshehtë në vend prejse në vitin 2008 ish provinca autonome e Kosovës me bekimin e fuqishëm të Madeleine Albright filloi të shkëputej nga Serbia. Në ndërkohë, njeriu i Donald Trumpit në Prishtinë po ndjen kundërshtimin. Për vendimin e vënies së taksës kundër produkteve serbe “fjala është për një vendim sovran të qeverisë së Kosovës”, thotë Haradinaj. Thënë qartazi kjo dmth: Prishtina nuk është koloni e Washingtonit dhe ka të drejtë të hakmerret- psh. Për veton e fundit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Një hap i parë i drejt lirimit nga mbrojtja e Amerikës? Haradinaj thotë që Kosova duhet të mësojë të mbrohet vet: “Nuk kishim zgjidhje tjetër, Serbia ishte së fundmi shumë agresive kundruall hapjes dhe zemërgjerësisë sonë e cila nga ta shihej si dobësi”.
E vërtetë që Presidenti i Amerikës Donald Trump në dy letra të adresuara për shefat e Shteteve në Beograd dhe Prishtinë kishte shprehur shpresën që sa më shpejt do t’i pres ata në Shtëpinë e Bardhë për të vulosur “marrëveshjen historike” mirëpo një zgjidhje e shpejt nuk duket në horizont. Për kohë të gjatë në Washington ndarja e Kosovës nuk vihej në pyetje. Në ndërkohë kjo tingëllon ndryshe. “Nuk kemi vija të kuqe më… nëse dy vendet arrijnë marrëveshje e cila parasheh edhe korrigjim të kufinjve dhe nga qytetarët do të jetë e pranishme kjo për neve është mëse në rregull”, thotë një nëpunës i lartë i Amerikës në Prishtinë. “Në shtyerjen e fuqive të mëdha” Washingtoni para së gjithash synon që “Kosovën ta shtyejë drejt perëdndimit”.
Drejt BE-së dhe NATO-s, do të thotë mes tjerash: larg nga sfera e ndikimit rus. E kjo fillon në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe atje shtrihet në krejt ato pjesë të Ballkanit ku çështjet e hapura të Aleancës janë të hapura. Në Bosnje e Hercegovinë psh. Moska vazhdon të mbajë dhe ndihmojë ushtarakisht dhe me logjistikë pjesët serbe të kësaj Republike si kulisë kërcënimi.
Kulisa e kërcënimit në Kosovë sjell edhe ekspoliziv në një rajon ku shqiptarët etnikë janë të shtrirë në disa vende ku banojnë dhe vetëm një lëvizje e vogël e kufinjve mund ta trondisë balancin ekzsitues. Kësaj duhet shtuar: protestat masive që vazhdojnë me javë të tëra në shtetet fqinje Shqipëri, Mal të Zi dhe para së gjithash në Serbi shpërfaqin edhe padurimin e banorëve të Ballkanit që vazhdojnë të presin në sallën e pranimit në BE.
Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje.
Rregullli i pashkruar por për këtë kjo marrëveshje bukur e respektuar që të ruhen dhe mos preken kufinjtë e brendshëm jugosllav, po vihen në pikëpyetje- një presendencë kjo e rrezikshme. Kush do të mund të ndalonte një bashkim të serbëve të Bosnjes me Beogradin apo të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore me Tiranën?
Ai që shkon në Veri të Kosovës do të sheh përtej Urës së Ibrit Pankarta në të cilat Presidenti i Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq janë së bashku dhe mbi ta është mbishkrimi: “Ne jemi vëllezër- Zoti është me neve”. Betime në adresën e popujve vëllezër nuk janë vetëm pjesë e folklorit serb por edhe pjesë e kalkulimeve gjeostrategjike.
Në Kosovë toni është ashpërsuar: trupat e dikurshme të Mbrojtjes mund të shëndërrohen në një armatë të rregullt prej 5000 ushtarësh. Deri më tashti ishte NATO ajo që është përkujdesur për sigurinë në vend- Sekretari Gjeneral i saj Jens Stoltenberg tërheq vërejtjen për “tronditje të rënda” në marrëdhëniet me Aleancën.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i hidhëruar për atë që ai e quan si taktikë pritjeje të BE-së dhe në ndërkohë edhe kërcënon që vëllezërit shqiptarë të Kosovës mund t’i marrë në shtetin amë. Një të parë të shtetit dhe një politikë të jashtme të përbashkët, kështu thotë Rama, janë një alternativë serioze kundruall anëtarësimit në BE.
Të rrjedhshme janë kufinjtë mes dy vendeve në ndërkohë. Kush udhëton nga Kosova në Shqipëri sheh vetëm kontrolle sipërfaqësore. Në qarqe qeveritare të Prishtinës flitet qe kohë të gjatë për një “Mini Schengen” në Ballkanin Perëndimor. Ky do t’i sillte edhe më afër shqiptarët që banojnë në mënyrë kompakte pranë njëri-tjetrit. Padrejtësitë dhe vuajtjet e përjetuara së bashku me gjurmët e gjakut u afrojnë njerëzit përtej bjeshkëve edhe më shumë.
Mirëpo së voni në Hagë është hapur sërish lënda për krimet e mundshme të luftës të bëra nga pjesa shqiptare. Aty bëhet fjalë para së gjithash për atë nëse armata e kryengritësve shqiptarë të UÇK-së është fajtore dhe kjo prek krerët politikë të shtetit. Nga Janari ka filluar puna- në një Gjykatë e cila është me përbërje ndërkombëtare por për këtë i nënshtrohet drejtësisë kosovare. Ish bashkëluftëtarët e Kryeministrit Haradinaj janë ftuar në ndërkohë- si të fajësuar apo dëshmitarë, kjo mbetet qëllimisht e hapur.
Në Tropojën e harruar nga Zoti, në pjesën e Shqipërisë, dy burra pranë varrezave, pa u hamendur tregojnë varrin e një Luftëtari të UÇK-së i cili kishte dhënë jetën në atë pjesë të kufirit vëllau i të cilit mëpas pranë varrit të tij kishte vendosur kokat e dy ushtarëve të vrarë serbë. Fotografitë e tregojnë këtë ritual rrënqethës.
Në Qeveri në Prishtinë për këtë thuhet që natyrisht që duhet të hetohet nëse ka patur krime edhe nga pala shqiptare në luftë. Gjithsesi kjo po e harxhon durimin tek popullata shqiptare. Qysh në vitin 2008 nën regjinë e OKB-së ishte hetuar, më vonë edhe nga Tribunali i OKB-së për krime lufte në Hagë dhe Misioni i Eulex-it dhe tash kur edhe njëherë po provohet të hetohet e vërteta për UÇK-në përmes një gjykate speciale kjo është rraskapitëse.
Cik-caku grotesk i vlerave të Perëndimit vërteton gjendjen kur njëkohësisht të dyshuarit si ish-Komandantë, Hashim Thaçi, aktualisht President i Shtetit dhe Fatmir Limaj si Zëvendëskryeministër, në të njejtën kohë në kanale të ndryshme lejohen të negociojnë me shefen e diplomacisë së BE-së, Mogherinin.
“Natyrisht që ka njerëz, në pjesën shqiptare dhe atë serbe që për raste të caktuara thonë: “me atë bastard nuk negocioj”, thotë një nëpunës i lartë amerikan në Prishtinë. Administrata e Trumpit dëshiron që për Kosovën të arrijë zgjidhje historike të barabartë me marrëveshjen për Korenë. “Ne duhet të ecim para- Status Quo në Kosovë është kritike- ose duhet të përmirësohen marrëdhëniet mes dy vendeve ose çdo gjë mund ta merr lumi”.
Derisa BE po e huq që në Kosovë të tregojë kahjen dhe nuk përfaqësohet e përbashkët deri atëherë shtegu do të vazhdojë të hartohet në Washington. Synimet e europianëve, ankohet Kryeminisri i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vështirë të deshifrueshme: “Kur njerëzit tanë në Janar udhëtuan në Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “pos kafes dhe ujit, gjithsesi gratis”.