Zëvendëskryeministri Limaj në debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?”, shtoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me cfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.
Qëndrimi i palës kosovare është i qartë u shpreh Limaj, duke shtuar se Kosova është e pandashme dhe territori i saj është i pacenueshëm.
“Nuk e pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur.
“Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.
“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme e pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.
Limaj u shpreh i bindur se Kosova është e gatshme që të rifillojë dialogu qysh nesër, por sipas tij, për zgjidhje nuk është e interesuar Serbia.
“Ne jemi gati që dialogu të vazhdojë nesër. Nuk ka asnjë përpjekje të vogël që Serbia t’i zgjidh problemet tona. Paragjykimet janë ato që na ka sjellë shumë gabime”.
“Habitem kur i dëgjoj deklaratat e zyrtare që nuk i njohin 2 milionë njerëz që jetojnë me kojshit e tyre. Cilat janë rezultatet e politikes së Jugosllavisë, qindra mijëra njerëz të vrarë”.
“Taksa është abuzuese, por Kosova me Serbinë nuk kanë marrëdhënie normale. Çfarë normale është kur turisti vjen në Kosovë dhe duhet të shkojë në Shkup për me shku në Serbi? Duhet t’i kthehemi normalitetit përmes negociatave”.
Në këtë panel po merr pjesë edhe analisti politik Fadil Lepaja, kryetari i Forumit Nacional Serb Aleksandar Đikiq dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike Nenad Rashiq.