12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët dhe “gjeneralët” e shtrirë në QKUK kanë shikuar bashkë futboll

Kardiologët, të cilëve Prokuroria e Shtetit u ka ngritur aktakuzë për aferën “Stenta”, kanë komunikuar në mes vete edhe për të burgosurit që janë shtrirë në këtë klinikë.

Dy biseda të përgjuara, të cilat i ka siguruar gazeta, flasin për raporte të afërta mes të burgosurve që janë pacientë dhe mjekut Nexhmi Zeqiri.
Në njërën bisedë telefonike, Zeqiri u referohet atyre si “gjeneralë”. Ai gjatë një bisede thotë se gjatë kujdestarisë nuk mund të dalë për kafe, pasi që tashmë ka vendosur që të shikojë futboll me “gjeneralët” që gjendeshin të shtrirë në QKUK.
Një tjetër bisedë e përgjuar e ka protagonist kardiologun Nexhmi Zeqiri dhe drejtorin e suspenduar të Kardiologjisë, Gani Bajraktari. Zeqiri i telefonon Bajraktarit për t’i treguar se çfarë duhet t’i thotë EULEX-it nëse tentojnë ta marrin nga QKUK-ja të akuzuarin Izet Beqiri./koha/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img