3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Një pjesë e “Trepçës” mund të privatizohet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se vendet e ndryshme të botës, e njohin “Trepçën” si ndërrmarrje të madhe.

“Së fundi ishim në Kanada, dhe kompanitë atje e njohin mirë “Trepçën”, kjo ndërmarrje ka emër të madh, kudo në botë dhe si e tillë ofron potencial të madh për thithjen e investitorëve të huaj që janë më rëndësi për Kosovën”, tha Lluka në emisionin “Subvencion”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai bëri me dije se pas regjistrimit që i është bërë kësaj ndërmarrje si shoqëri aksionare, do të bëhet regjistrimi edhe i rezervave.

“Qëllimi ynë që një pjesë të aksioneve që i mban qeveria, jo të punëtorëve të shkojmë qoftë me privatizim apo të japim në menaxhim në ndarje me ndonjë kompani private, kjo është një formë për të zhvilluar ndërmarrjen”, tha ai.

Lluka tha se së shpejti “Trepça”, do të ketë edhe menaxhmentin e kompletuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img