Bëhet fjalë për një simbol okult, i cili në ditët e sotme është i mbushur plot me mistere e që lidhet me një numër të madh organizatash sekrete dhe më së shumti përdoret nga përkrahësit e esktremit të djathtë, nazistët dhe satanistët.
Pretendohet se ky simbol përdoret që nga krijimi i qytetërimit që ne e njohim sot, por më së shumti u atribuohet nazistëve dhe njësive famëkeqe SS, pasuesit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e përdorin këtë simbol.
Sipas teorisë më të përhapur, simboli i diellit të zi ishte i vizatuar në dyshemenë e njërës nga dhomat e Kullës së Veriut, Kështjellës së famshme Vevelsburg në Gjermani, ku Shefi i Shtabit të njësive SS të Hitlerit, Heinrich Himler mblodhi anëtarët më të besuar nga ato njësi.
Dielli i zi kishte për qëllim të simbolizonte racën superiore, përparimtare, pra racën ariane me të cilën nazistët krenoheshin. Terroristi që kreu sulmet në Christchurch ishte pikërisht një nga neonazistët i cili planifkonte të vazhdonte traditën e zgjerimit të racës së bardhë.
Kjo është ajo që shkruhet në simbolin e diellit të zi:
1. Anti-imperializëm
2. Luftë për rrethin ku jetojmë
3. Tregje të përgjegjshme
4. Shoqëri e lirë nga sëmundjet e varësisë
5. Rend dhe ligj
6. Autonomi etnike
7. Mbrojtje e trashëgimisë kulturore
8. Luftë për të drejtat e punëtorëve
Në dëgjimin e parë pas arrestimit të tij, pas një prej masakrave më të përgjakshme në histori, Tarrant në sallën e gjyqit duke buzëqeshur bëri pikërisht simbolin e dielli të zi (pushteti i bardhë, Supremacia e Bardhë) gjersa në manifestin e tij ai e bën të qartë se kishte ndërmend të luftonte kundër myslimanëve.
Në ndërkohë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jasinda Ardern u shpreh se në kabietin e saj të premten, vetëm dy minuta para sulmeve terroriste në dy xhami të vendit, me postë u kishte arritur manifesti me simbolin e diellit të zi.
Kryeministrja tha se ka lexuar pjesë të tekstit, i cili përbëhej nga 74 faqe, e në të cilin Tarrant i aryseton planet e tij për sulmet në të cilat 50 myslimanë humbën jetën, transmeton reporteri.net.