Tre vjeçari, Mucad Ibrahim u raportua dje si i zhdukur nga familja e tij. Ai ishte në xhaminë, ku ndodhi masakra e tmerrshme ku mbetën të vdekur 50 persona.
Vëllai i Mucadas, Abdi ka konfirmuar që vëllai i tij i vogël ka vdekur deri sa po tentonte të ikte nga terroristët.
Mucada kishte shkuar bashkë me babin dhe vëllain e tij për t’i ndjekur lutjet e së premtes.
Besohet se në kohën e sulmit, Mucada kishte vrapuar në drejtim të personave të armatosur.
Një mik i familjes konfirmoi qëtre vjeçar kishte vdekur në krahët e babit të tij mbrëmë.