5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës në Kosovë përkrahin suspendimin e tarifës

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se mendimi i tij është se Kosova është e vonuar me heqjen e taksës.

Haziri Dukagjini ka thënë se Kosova nuk guxon t’i rrezikojë marrëdhëniet me Amerikën.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ky subjekt politik është befasuar me vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës dhe sipas tij të befasuar kanë mbetur edhe ndërkombëtarët.

“Nuk hyhet me inate politike në vendime të rëndësishme në shtet dhe pa opsione dalëse”, tha ai.

Haziri thotë se është e vërtet që taksa ka qenë një vendim popullor që ka marrë Qeveria në raport me Serbinë, por sipas tij edhe largimi është opsion që po mbështetet.

“Para dy ditësh sondazhet e reja tregojnë se 58% e popullatës përkrahin suspendimin e tarifës. Ky deponim i qytetarëve ka ndodhur vetëm për dy javë, sepse askush nuk donë të rrezikojë partneritetin tonë me SHBA-në shkaku i kësaj tarife”.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se nëse Kosova vendos kushte që janë të paarsyeshme politikisht, topi kalon në anën tjetër. /dukagjin/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img