3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Japonia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e bashkëpunimit

Sot gjatë vizitës në Tokio, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin japonez, Wakamiya Kenji.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë zgjerimin e tyre.

Kryeparlamentari Veseli bëri një ekspoze të përgjithshme të raporteve ndërkombëtare të Kosovës dhe vizionin që ndjek Kosova në raport me rajonin dhe integrimet euro-atlantike.

Z. Kenji nga ana e tij, potencoi qëndrimin konsistent të shtetit japonez në mbështetje të synimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Kryetari Veseli foli për procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe me këtë rast kërkoi që Japonia të mbështesë këtë proces.

Z. Kenji theksoi se prezenca e Kosovës në këto organizata është në dobi të të gjithëve.

“Ne ju kemi njohur ndër të parët, duam të kemi marrëdhënie praktike mes dy vendeve tona dhe është në duart tona që kjo të ndodhë”, tha Kenji.

Në fund të takimit, kryetari Veseli ftoi z. Kenji që të vizitojë Kosovën me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit te saj, ftesë e cila u mirëprit përzemërsisht prej tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img