Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj, i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, kanë nënshkruar memorandum për Sistemin e Integruar për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.
Ministri Reçica ka thënë se ky memorandum do ta lehtësojë punën e koordinimit ndërinstitucional në avancimin e shërbimeve sociale për mbrojtjen e kësaj kategorie, duke ditur se deri më tani ka pasur telashe në sigurimin e të dhënave të sakta në fushën e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje.
“Si Ministri, mbesim të hapur për bashkëpunim ndërinstitucional në avancimin e veprimeve, në radhë të parë, për parandalimin e dhunës në familje”, ka thënë Reçica.