-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Detaje të reja nga rasti i mbrëmshëm në Gjakovë, kjo është gjendja e të plagosurit

Një vrasje dhe plagosje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18: 35 në fshatin Marmull të Gjakovës.

Policia e Kosovës ka dhenë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Gjakovë. Policia ka njoftuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, dy persona janë arrestuar lidhur më ngjarjen.

“Një mashkull K/Shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditorë, shkruan prishtinapress.eu

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Nderkohëkryeprokurori Ali Selimaj, ka treguar se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

“Ka pas një konflikt. Bëhet fjalë për një konflikt pronësorë rreth një prone këtu ka ardhur deri te fjalosja ashpërsimi i situatës dhe ka ardhur deri te vrasja”, ka treguar Selimaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img