Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri, ka arritur që ta eliminojë Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, për t’i heshtur kështu kritikët.
Trajneri italian kritikohej shumë nga mediat dhe analistët në Itali, por që ai ka reaguar pas ndeshjes.
“Ata që kritikojnë nuk janë problemi im, është problemi i tyre. Çfarë tjetër duhet të bëj unë? Në pesë vjet kemi fituar katër Serie A, kemi arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, kem i fituar katër herë Kupën e Italisë”, tha pas ndeshjes Allegri, përcjell prishtinapress.eu
“Çfarë mund të bëj më shumë? Ata janë ata që duhet të marrin trajtim, jo unë. Sidoqoftë, kritikat mund të jenë edukative, dhe është kënaqësi për mua gjithashtu. “, ka shtuar më tej italiani.