Zinedine Zidane u rikthye dje te Real Madrid, pas vetëm tetë muajsh largimin nga skuadra.
Trajneri francez e kishte lënë si kampion evropiane skuadrën spanjolle, por tani e ka gjetur të eliminuar nga të gjitha garat, përcjell prishtinapress.eu
Rikthimi i Zidanes te Real Madrid, do të thotë edhe rikthimi i Achraf Hakimit nga huazimi.
Mbrojtësi maroken është në huazim te Dortmundi për dy sezone, por që me rikthimin e francezit, me shumë gjasë edhe ai do të rikthehet.
Hakimi ishte një lojtar i pazëvendësueshëm në formacionin e Zidanes, andaj rikthimin i tij është i pashmangshëm.