Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e mbylli rreth mesnatës takimin e tij me dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka bërë të ditur portali serb “Blic”.
Pas gati dy orë bisedimesh, nuk u bë asnjë njoftim zyrtar e as deklaratë për media, transmeton prishtinapress.eu
Vuçiq mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg të cilët udhëtuan për në Beograd pas vizitës në Prishtinë.
Dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel të hënën në Prishtinë u takuan me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.