14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Asnjë i akuzuar për uzurpimin e 136 pronave shoqërore

Prokuroria e Shtetit është ende në fazën e hetimeve sa u përket 136 rasteve të uzurpimit të pronave shoqërore për rajonin e Prishtinës.

Këto raste, sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë, janë duke u trajtuar pas publikimit të listës së uzurpatorëve, në shkurt të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, që nga atëherë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për ndonjë uzurpator e as ndonjë të arrestuar. Aktakuzat, sipas Prokurorisë, pritet të ngrihen pas përfundimit të hetimeve.
“Në regjionin e Prishtinës 136 rastet/informacionet që ka pranuar Prokuroria nga AKP-ja për pronat e shitura e që për shkak të uzurpimit nuk ka mundur t’i shfrytëzojë pronari i ligjshëm, janë duke u trajtuar të gjitha nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, ka thënë për gazetën zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi. Sipas saj, deri më tani në regjionin e Prishtinës janë liruar 50 objekte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img