Shpresojmë që promoterët e boksit ta dëgjojnë këtë: Lennox Lewis është zotuar se do të rikthehej nga dalja në pension, për të luftuar rivalin e vjetër Mike Tyson, për 76 milionë funte.
Lewis dhe Tyson luftuan për WBC, IBF, IBO, The Ring Magazine dhe titujt Lineal të peshës së rëndë 17 vjet më parë, me luftëtarin britanik i cili i mori të gjitha rripat pasi e rrahu amerikanin Tyson.
Duke folur për emisionin e Joge Rogan, 53-vjecari ka zbuluar se do të zhvillonte një rimeç me Tysonin, por vetëm për një shumë prej 100 milionë dollarësh (76 milionë funte), shkruan IndeksOnline.
“Epo ju e dini, unë ju thash njerëzve dhe miqve se do të hiqja pizhamat për një shumë prej 100 milionë” tha ai. “Pra nëse jeni serioz – hajde zemër, më tregoni kontratën”.
Lewis po ashtu ka pranuar se Tyson ishte “në perëndim të karrierës” kur ishin përballur para 17 viteve, si dhe ka pranuar se Tyson e kishte të vështirë të përgatitej për meçin për shkak të arrestimit të tij, ndërsa për të ishte më lehtë të zhvillonte kampin stërvitor.
“Shikova historinë e Tyson-it, ai po vjen nga e njëjta histori nga e cila po shkoj dhe ai kaloi disa kohë burgosje” deklaroi Lewis.
“Ndërkohë që ai ishte burgosur unë ende jam duke luftuar dhe trajnuar shumë. Unë i shikoj disa luftëtarë të vjetër dhe them, çfarë i bëri ata të qëndrojnë në boks aq gjatë, kjo është e vetmja gjë që ata dinë.
“Ata nuk do të jenë asnjë këngëtar apo balerin apo çfarëdo. Ata e dinë vetëm boksin dhe nga ajo marrin para. Kjo është ajo që i detyron ata të kthehen në ring”, deklaroi tutje ish boksieri britanik.
Kujtojmë se Tyson ishte pensionuar në moshën 37 vjeçare, pas dy humbjeve rradhazi ndaj Danny ëilliams dhe Kevin McBride. Boksieri amerikan, Tyson, ende nuk ka bërë ndonjë koment rreth deklaratës së Leëis.