Shkas për këto vlerësime ishin paraqitjet e mira të lojtarit, sidomos në fitoren e Liverpoolit kundër Manchester United, kur realizoi dy herë, gjë e cila pastaj solli edhe shkarkimin e Jose Mourinhos.
Por, viti 2019 ka parë Shaqirin të qëndrojë një pjesë të madhe në bankinë, dhe Jurgen Klopp në konferencën e fundit për shtyp ka sqaruar situatën.
“Ka të bëjë me situatën tonë në stërvitje dhe atë që nevojitet individualisht për kundërshtarin e ardhshëm. Ne nuk i përmbahemi një formacioni apo një tjetri, por djemtë duhet të tregojnë veten. Kemi luajtur me mjaft ekipe që kanë skuadër të fortë. Jemi siguruar që të kemi formacionin e duhur ndaj tyre”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Shaqiri – Ai kishte një dëmtim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen ndaj Bournemouth në shtëpi. Kishte një dhimbje në shpinë dhe kishte nevojë për pak kohë pushim”.