-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe ky mars i gjen të pambrojtura kullat e Jasharëve në Prekaz

Ende nuk ka filluar konservimi në kullat e Jasharëve në Prekaz, rrezikohen nga rrënimi, raporton T7.

Miliona vizitorë kanë ardhur në këtë vend. E ajo çfarë i shtynë ata të vijnë këtu, është historia e jashtëzakonshme e familjes Jashari.

Të prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, në vitin 1988 kishin nisur një luftë fisnike për çlirimin e atdheut.

Pas dy ditë luftimesh, më 5 e 6 mars të 1998-ës, pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Jashari ranë në altarin e lirisë.

Kujtimet për luftën e asaj kohe më së miri e ruajnë këto mure të kullave të Jasharëve.

Por, sot e asaj dite asnjë intervenim nuk është bërë në mbrojtje  të këtyre objekteve me vlera historike.

E pas më shumë se 20 viteve, tashmë muret e këtyre kullave, po thuaj se janë pranë rrënimit.

Familja Jashari nuk ka komentuar gjendjen e kullave.

Të shqetësuar për këto shtëpi të rezistencës janë edhe vizitorët që vinë këtu për të nderuar veprën heroike të familjes Jashari.

Ndërkohë, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale e pranon se gjendja e kullave aktualisht është jo e mirë.

Megjithatë ai thotë se janë duke u angazhuar që punë në këtë kompleks të fillojë sa më parë.

Meqë projekti është i ndjeshëm, Bislim Zogaj thekson se edhe qasja e tij duhet bërë në mënyrë të veçantë, për këtë arsye ai thotë se fillimi i punimeve mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.

Ai tregon se janë njëzet milionë euro që do të investohen në këtë vend.

E këtu  do ketë edhe objekte përcjellëse e po ashtu edhe shtatore të komandantit Adem Jashari.

Kompleksi memorial Adem Jashari në Prekaz është njëri ndër vendet më të vizituara nga vendorët dhe të huajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img