Penalltinë e humbur nga sulmuesi i ‘gunners’ e ka komentuar edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili gjithashtu luan me Arsenal.
“Nëse merrni përsipër penalltinë në një derbi, atëherë ju keni topet* e mëdha” ka thënë fillimisht Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Jo të gjithë lojtarët do ta merrnin atë. Ne jemi të lumtur që ai morri guximin. Nëse shënon, shënon, nëse nuk shënon, nuk shënon” ishin fjalët e mesfushorit.
Tri pikët që janë lënë në ‘Wembley’ nga Aubameyang mund të kenë rëndësi shumë të madhe në fund të sezonit, për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.