Sulmuesi argjentinas shënoi golin e vetëm në fitoren e Manchester City kundër West Ham, duke u ngritur në kuotën e 18 golave.
Menjëherë pas anëtarit të ‘Citizens’, në listë është Mohamed Salah, i cili megjithëse nuk është në formën e sezonit të kaluar, po bën mirë edhe këtë edicion.
Por, edhe pse afër me gola, argjentinasi është larg më i mirë sesa egjiptiani, kur është puna te minutat për gol. Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat e publikuara nga ‘Daily Mail’, ku shihet diferenca e madhe e Aguero dhe Salah.
Lojtarët dhe minutat për gol:
- Sergio Aguero (Manchester City) – 98
- Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) – 131
=3. Harry Kane (Tottenham) – 138
=3. Heung-min Son (Tottenham) – 138
- Mohamed Salah (Liverpool) – 140
- Alexandre Lacazette (Arsenal) – 153
- Sadio Mane (Liverpool) – 157
- Romelu Lukaku (Manchester United) – 160
- Raheem Sterling (Manchester City) – 16
=10. Eden Hazard (Chelsea) – 173
=10. Callum Wilson (Bournemouth) – 173