-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pas 30 vjetëve, aktorja turke tregon se si nuk kishte guxim t’i thoshte “të dua” Ibrahim Tatlisesit

Deniz Akbulut ishte mysafire e programit të “2 Sayfa”, ku ka rrëfyer disa të pathëna rreth karrierës artistike dhe private.

Aktorja ka treguar një ngjarje që kishte ndodhur para 30 vjetëve teksa ishte takuar me këngëtarin, Ibrahim Tatlises.

Në fakt, dyshja është shfaqur në filmin e vitit 1986, “Yikilmisim Ben”, ku atëbotë bukuroshja ishte dashuruar në këngëtarin turk.

Megjithatë, tek tani 54-vjeçarja zbuloi se kurrë nuk ka pasur guxim t’ia thotë, atëkohë mikut të tij të ngushtë.

“Unë e pranoj se isha e dashuruar në Ibrahim Tatlisesin, por kurrë nuk ia thashë atij”, tha ndër të tjerash aktorja.

Madje, Akbulut pohoi se 67-vjeçari t’i kishte thënë se i pëlqen dhe se ka dëshirë që ta njeh për së afërmi.

Në fund, gjithçka përfundoi me miqësi të përhershme dhe se asgjë nuk ndodhi mes tyre pasi dyshja gjetën ngushëllim në persona të tjerë.

Ndryshe, Tatlises tash e sa kohë është duke e rimarrë veten pas plagosjes me armë zjarri në vitin 2011.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img