-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Lluka paralajmëron masa për personin që punësoi 4 fëmijët në PTK

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës, Osman Ejupi që thuhet se punësoi të gjithë fëmijët e tij në ndërmarrjen publike përgjatë vitit të kaluar.

Lidhur me këtë Lluka ka deklaruar se sot kanë kërkuar të vërtetohet informata dhe në rast se del të jetë e vërtetë, si ministër do të kërkojë menjëherë shkarkimin e tij në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Tutje Lluka ka shtuar se nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme.

“Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës”, ka thënë Lluka.

Ejupi dyshohet të ketë punësuar fëmijët e tij në PTK të gjithë në të njëjtin muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img