-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria për mbylljen e ‘Bondsteel’-it: Takimi i djeshëm ka hapur fabrikë të shpifjeve

Dje ka pasur një takim ndërmjet krerëve të shtetit të Kosovës dhe Këshillit për Siguri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij takimi, sikur kanë ndryshuar pak qëndrimet në skenën politike në Kosovë.

Madje sot në media po raportohet se në takimin e djeshëm të mbajtur nga krerët e shtetit me delegacionin e SHBA-ve është përmendur edhe mbyllja e kampit ushtarak të SHBA-ve në Kosovë, ‘Bondsteel’.

Në lidhje me këtë temë, lajmi.net ka kontaktuar me shefin e stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Ai për lajmi.net ka thënë se ky takim ka hapur një fabrikë të shpifjeve, por se nuk mund të flasë për përmbajtjen e takimit.

“Nuk mund të flas për përmbajtjen e takimit, por ajo që mund të them është se ky takim ka hapur një fabrikë të shpifjeve”, tha Arifi.

E në anën tjetër kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka deklaruar se dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore, por se ai nuk do të bindet me kërcënime.

Ai gjithashtu është shprehur se: “Kërkesa e SHBA-ve për pezullimin e taksës natyrisht se na e mbush mendjen. Janë dy aspekte. Njëra është që taksa të shihet si pengesë për t’u kthyer në dialog e tjetra është si ndihmesë për t’u arritur më shpejtë marrëveshja”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkohë, edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-të kanë bërë një kërcënim të tillë.

Ai në Facebookun e tij nëpërmjet një postimi ka shkruar se: A mundet me ardhe deri tek mbyllja e Bonstillit amerikan? Edhe kete mesazh e kane marre lideret tane politik. Shtrenjte do i kushtoje Kosoves loja me dy karta e politikaneve tane. Amerika nuk i ka forte ne qef keto lojerat e guxhave, sepse vet do bijme ne kazan…Mbetet të shihet nëse kjo gjë është e vërtetë dhe është diskutuar mbrëmë në tavolinën e takimit mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Ndërsa, në një deklaratë për media Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë detaje në lidhje me takimin e djeshëm të zyrtarëve amerikanë që patën me presidentin Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ky takim mes zëvendësdrejtorit të Lartë për Europë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe drejtori i NSC-së për Çështje Europiane, Brad Berkley ndodhi pas vizitë ssë tyre në Beograd dhe takimeve me udhëheqësit e Qeverisë së Serbisë.

”Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e Presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e ambasadës së SHBA-ve.

”Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se Dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për tu kthyer në tryezën negociuese.

Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnies janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara.

Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thekson ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img