Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se ekipi i IKSHP-së ka qenë gati që nga 1 tetori për të mbarëvajtur procesin e gripit.
“Ne kemi njoftuar qytetarët dhe u kemi rekomanduar për procesin e mbrojtjes. Ne kemi krijuar edhe komunitetin për të mbikëqyrë gripin sezonal për rastet edhe më ët rënda”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.
Sipas tij edhe duhani e alkooli ndikojnë në sëmundjen respiratori. “Duhani zvogëlon imunitetin lokal të organizmit’, tha ai.
Ai tha se të gjitha pacientët që kanë shenja të gripit duhet të lajmërohen tek mjekët familjar.