14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Sofie Kastrioti ende në Kosovë, po realizon këngë në Prishtinë

E ashtuquajtura pas-ardhësja e Skënderbeut, Sofie Kastrioti, po vazhdon të qëndrojë në Kosovë edhe pas pjesëmarrjes së saj në HardhFest.
Bukuroshja e cila nga Australia mori pjesë në HardhFest me shumë pompozitet medial për faktin se ajo deklaron që sipas trungut familjar është stër-mbesa e Skënderbeut, tash po vazhdon qëndrimin e saj.
Sipas burimeve të Telegrafit, ajo po qëndron këto ditë në Prishtinë, ku me ndihmën e reperit të Babastars, Skivit, po realizon këngë ritmike.
Ajo po qëndron me producentë të muzikës hip-hop RnB për një produkt i cili do të lansohet në tregun ndërkombëtar.
Ndryshe Sofia u prit me protokoll të ministrisë së Jashtme dhe u shoqërua gjithnjë nga diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve, ndonëse tash ka ndryshuar diskurs të veprimit pas HardhFest.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img