Juventus është shumë afër të bëjë një transferim të madh nga Barcelona.
‘Zonja e Vjetër’ po tenton ta transferojë Jordi Alban nga skuadra katalonase, përcjell prishtinapress.eu
Spanjolli ka pritur kontratën e re nga Barcelona në fund të muajit janar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Alba është tejet i frustruar me katalonasit, andaj e kërkon largimin në verë nga skuadra.
Juventus është i gatshëm që ta transferojë spanjollin, pasi edhe ky i fundit thuhet se e pëlqen projektin e tyre.
Torinasit do të paguajnë rreth 40 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Albas.