Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11.00).
Organizata ORA mban protestë paqësore kundër fenomenit të gjakmarrjes, rikthimit të vëllavrasjes. (Sheshi ‘Adem Jashari’, para komunës së Ferizajt, ora 11:30)
Komuniteti i banorëve të Rugovës organizon protestë në kundërshtim të projektit të hidrocentraleve në Lumbardh. (Sheshi i qytetit, Pejë, ora 12.00)
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në kuadër të programit “Klubi i debatit” do ta ketë mysafir Nezir H. Kraki, profesor i shkencave politike në Universitetin ‘Paris-Est’, Francë, i cili do të ligjërojë me temën “Strategjia kombëtare – a e kemi?”(Hotel “Çarshia e Jupave”, ora 12.00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Palestrën Sportive në Istog ku do të takojë hendbollistët e Istogut. (Ora 13.00).\
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike shqyrton Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut dhe Platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13.00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Komunën e Istogut. (Ora 14.00)
Përurohet Qendra Rinore në Banjë të Istogut. (Ora 14.30)
Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 29-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Hadri. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16.00).