0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gazeta paranojake e Serbisë, që ka burime skandaloze “sekrete”, thotë se “Thaçi dhe NATO po përgatisin sulm në veri të Kosovës”!

Gazeta skandaloze e Serbisë, Informer, vjen me trillime të reja.
Kjo gazetë, vitin e kaluar me ditë të tëra fliste se ka dokumente sekrete se presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka pasë lidhje seksuale me një agjent serb.
Madje, kjo ditore publikoi në ballinë ca foto nudo, gjoja se është ajo.

E “hëngrën” serbët: “Agjentët kroatë” ua dhanë fotot “ekskluzive” të… një porno-ylli!? (Foto, +18) E “hëngrën” serbët: “Agjentët kroatë” ua dhanë fotot “ekskluzive” të… një porno-ylli!? (Foto, +18)

Pronari i Informerit e pranon budallallëkun me “seks-skandalin” e presidentes kroate Pronari i Informerit e pranon budallallëkun me “seks-skandalin” e presidentes kroate

Ishte Telegrafi që e publikoi të vërtetën për këtë skandal mediatik, për çka kryeredaktori i Informerit serb do të thotë: “Ky është gabimi më i madh në karrierën time”!
Këtë herë kjo ditore shkruan se njësitë speciale shqiptare janë të gatshme për të një aksion në komunat veriore të Kosovës dhe se instruktorët amerikanë po i përgatisin planet për këtë. Ndërkaq, thuhet se informacionet i kanë nga shërbimet serbe, gjoja nga gazetarja ruse, “eksperte e rrethanave ndërkombëtare”, Anja Filimonova.
Bile, në mbititull kjo gazetë shkruan se “përgatitjet po bëhen me fshehtësinë më të madhe”!
Athua, kush tash po tallet me ta? Apo vazhdojnë të tallen me veten!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img