0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja, e gatshme për organizimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shprehur gatishmërinë për organizimin e zgjedhjeve, kurdo që ato vendosen të mbahen.
Në një prononcim për “Zërin”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se po qe se një gjë e tillë kërkohet, ky komision do të veprojë gjithmonë sipas ligjit.
“KQZ-ja është institucion i pavarur që për detyrë kryesore ka organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, prandaj nëse një gjë e tillë kërkohet, KQZ-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara me ligj për përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues”, ka deklaruar Elezi.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ditë më parë ka thënë se Partia Demokratike nuk i ka problem zgjedhjet. Mirëpo, pas kësaj ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas deputetit të kësaj partie, Adem Salihaj, zgjedhjet në këtë kohë janë opsioni më i pafavorshëm. Dhe, nëse një gjë e tillë do të ndodhte, PDK-ja do ta bënte këtë për interesa personale.
Për dallim prej LDK-së, partitë opozitare kanë thënë se opsioni më i mirë janë vetë zgjedhjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img