Sancho po konsiderohet si lojtari më premtues në botën e futbollit, duke tërhequr vëmendje nga të gjitha skuadrat evropiane.
Lojtarët e tillë supozohet të blindohen nga skuadrat përkatëse, por një politikë e njëjtë nuk është ndjekur nga Borussia Dortmund viteve të fundit.
Gazetari Duncan Castles beson se Sancho mund të jetë në dispozicion gjatë afatit kalimtar të verës, duke u bazuar në ‘rregullat’ e Dortmund për transferimet.
“Është e qartë se Dortmund blejnë lojtarët për një shifër të caktuar dhe pastaj i shesin për një shifër marramendëse – Kjo është metoda e tyre” ka thënë ai, transmeton prishtinapress.eu
Castles ka marrë për shembull edhe rastin e Christian Pulisic, i cili shkëlqeu tek Dortmund, por gjermanët vendosën që ta largojnë drejt Chelsea.
Kujtojmë se Sancho kaloi nga akademia e Manchester City në Bundesliga, por ai duket se është i destinuar të luaj në një skuadër më të madhe.