-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MTI me aksion kundër kontrabandimit të mallrave në Kosovë

Inspektorati i Tregut në kuadër të MTI-së ka marrë urdhër për inspektimin e çdo dokumentacioni të produkteve të importuara nga Serbia.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala, shkruan prishtinapress.eu

Sipas Shalës, qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Shala:

Sot kam urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së që në bashkëpunim me Inspektoratet Komunale të bëjnë inspektime intensive të tregut në Republikën e Kosovës, për të verifikuar çdo dokumentacion të produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe nga vendet tjera dhe krahasimin e këtyre dokumenteve me produktet e ekspozuara në tregun tonë.

Qëllimi i këtij aksioni është që të bëhet verifikimi dhe sekuestrimi i secilit produkt që mund të jetë i kontrabanduar dhe tregtohet në Republikën e Kosovës.

Është obligim ligjor dhe kushtetues që të ndalojmë çdo lloj kontrabande, të sekuestrojmë çdo produkt për të cilin nuk dëshmohet prejardhja. Me këto veprime ne po mbrojmë qenien e shtetit tonë, dhe njëkohësisht konsumatorin, rrjedhimisht qytetarin e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img