Të njëjtit janë pajtuar që bashkëpunimin bilateral ta avancojnë në dimensione tjera, përcjell prishtinapress.eu
Tutje, Haradinaj ka treguar se Japonia do të hap ambasadë në vitin 2020 në Kosovë.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar.