Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur sot se, Tajlanda, Bangladeshi, Kolumbia dhe Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen ambasadat e reja të vendit tonë brenda këtij viti, shkruan prishtinapress.eu
Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se kjo ministri tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave.