Barcelona dhe Real Madrid në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ kanë luajtur barazim 1:1, dhe finalisti i Kupës së Mbretit do të përcaktohet në ndeshjen kthyese.
Të gjithë ata që këtë ndeshje dëshirojnë ta ndjekin në ‘Santiago Bernabeu’, duhet të jenë të njoftuar se bileta më e lirë kushton 75 euro.
Hyrja më e shtrenjtë është në tribunat që ofrojnë komoditet më të mirë për ndeshje, ku një biletë shkon deri në 265 euro.
Ndërsa biletat VIP sillen nga 400 euro, deri në çmimin më të shtrenjtë, në 800 euro.