4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takoi zëvendësambasadoren e re të SHBA-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka takuar zëvendësambasadoren e re të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland.
Hoxhaj i uroi Zëvendësambasadores Hyland mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë, duke e njoftuar për progresin, forcimin e shtetit të Kosovës, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë Kosovës.
Ministri ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhënë në të gjitha fushat, si dhe ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me SHBA-të si një nga partnerët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës në Botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img