9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deliu: Vështirë të thuhet se sivjet do të liberalizohen vizat

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka thënë se as këtë vit qytetarët e Kosovës nuk do të mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk pritet që as sivjet të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

“Vendimi për vizat ka qenë vendim që nuk është pritur as ne si politikanë. Para 3 viteve jemi kthyer nga Strasburgu ku është potencuar nga europarlamentarë se Kosova meriton liberalizmin  vizave”.

“Tash momentumi politik nuk është në favorin tonë. Shumë vende kanë probleme të brendshme dhe BE është duke u përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Kodra në Klan Kosova.

“Është vështirë të thuhet që këtë vit do të ketë liberalizim të vizave. Vitin e kaluar ka pas shumë deklarata. Po konsideroj se është vështirë të deklarohet nëse këtë vit do të liberalizohen vizat. Nuk besoj se mund të jemi në agjendë këtë vit”.

Në anën tjetër ajo duke folur për përfaqësimin e grave në politikë, ka thënë se situata qëndron mirë sa i përket Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img