9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarët e Turqisë festojnë 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Me një aktivitet të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, përkatësisht Qendra Kulturore në Stamboll dhe Komuna e Kyçykçekmexhes, shqiptarët e Turqisë kanë shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendësministri i MDIS-së, Faruk Nura, i cili u shpreh i emocionuar që feston 11 vjetorin e shtetit bashkë me shqiptarët e Turqisë.

Ai i falënderoi shqiptarët për kontributin e dhënë në shtetbërjen e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nura po ashtu falënderoi edhe shtetin mik të Turqisë për ndihmën e dhënë si para, gjatë dhe pasluftës për vendin tonë. /Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img