Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari dhe prezantuesi kosovar, Hivzi Krasniqi.
Ai shquhet edhe për kontributin e madh në kulturën tonë, pasi shkroi qindra tekste këngësh.
Për vdekjen e tij ngushëllime ka shprehur edhe këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi. “Lamtumirë mjeshtër i shkrimeve, do të na mungosh shumë”, janë fjalët e saj në njërin postim.
Kurse në tjetrin postim, Jakupi tregon se shkrimin e parë në karrierën e saj e kishte bërë i ndjeri.